Rama i PDK-së: Nga takimet kemi vërejtur gatishmëri për të bërë gjithçka që Kosova të dalë mirë

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, tha se ata kanë vërejtur një gatishmëri edhe me partitë tjera për të bërë gjithçka që është e mundur në reagimin ndaj verdiktit të Hagës në mënyrë që Kosova të dalë mirë.

Ai shtoi se Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është i PDK-së por i të gjithëve.

banner

“Nuk është ligj i PDK-së ky. Është ligj i të gjithëve. Ne po kërkojmë prej të gjithë deputetëve të Kosovës që ta votojnë atë ligj. Nuk është i PDK-së. Nuk do PDK-ja që të përfitojë prej kësaj”, tha Rama në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Me atë sa e kemi kuptu, e kemi pa që ekziston një gatishmëri që gjithçka që është e mundshme me e ba për këtë proces, që me dalë Kosova mirë”.

“Nuk po flasim tek e fundit për individët atje, por po flasim për një proces shumë të randësishëm ku në pyetje është e kalumja jonë e lavdishme por edhe e ardhmja jonë dhe e pasardhësve tanë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy