Qytetarë janë mbledhur edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 14-të radhazi të protestës “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Qindra qytetarë janë mbledhur që nga ora 21:00 dhe kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, si dhe reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me vendimin.
Kujtojmë se Protesta “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë që nga 16 shtatori, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë

