Fisnik Rugova është rikthyer te Sigal Prishtina, pas dy sezoneve të kaluara jashtë kryeqytetit.
33-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Bashkimit. Paraprakisht ai u aktivizua te Rahoveci, shkruan Gazeta Express.
Rugova në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Pejës.
Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:
“Fisnik Rugova, basketbollisti 207cm, rikthehet te Prishtina!
Sot, me një befasi t’madhe për tifozët e Kryeqytetit, Fisnik Rugova, është konfirmuar të kthehet te Klubi i Kryeqytetit Prishtina.
Fisi i jashtëzakonshëm shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të skuadrës dhe ndërtimit të një ekipi të fortë.
Tani, t’gjithë presim me padurim fillimin e sezonit të ri, për të parë se si do të performojë Fisnik Rugova në ngjyrat e Klubit të Kryeqytetit Prishtina dhe për të festuar sukseset e reja që do të sjellë Fisi jonë”.