Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se “Kosova po kalon në një moment të rëndësishëm politik”, në fillim të fjalës së saj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Von der Leyen e nisi me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila i dënoi në shkallë të parë katër ish-krerër e UÇK-së.
“Do e filloja me çështjen që e përmendët edhe ju në fund të fjalës suaj, e kjo është kuptueshëm, në qendër të vëmendjes publike”, tha ajo.
“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. 1999-a është skalitur në memorien tuaj kolektive, represioni i dhunshëm, kriza humanitare, vuajtja që e ka pësuar populli juaj. Bashkimi Europian ka qëndruar me ju që nga ajo kohë”, tha Von der Leyen.
Presidentja e KE-së tha se BE-ja ka ndihmuar Kosovën, “e ardhmja e së cilës është në BE”.
Von der Leyen kujtoi se dënimi “ka shkaktuar emocione të fuqishme”, dhe iu kthye Kurtit: “Unë e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që thërrasin për qetësi”.
Ajo tha se mandati i Gjykatës Speciale “duhet të respektohet”.
Von der Leyen tha se aktgjykimi duhet të respektohet.
“Një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të personave të pandehur. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”, tha ajo.

