UEFA ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar një numër të konsiderueshëm dokumentesh të dorëzuara nga Real Madridi lidhur me hetimin që po zhvillohet ndaj Barcelonës në rastin Negreira.
Dokumentet kanë të bëjnë me çështjen e José María Enríquez Negreiras, ish-zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Arbitrave në Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit.
Sipas UEFA-s, dokumentacioni i ri tashmë i është dorëzuar edhe inspektorëve të Etikës dhe Disiplinës, të cilët do ta shqyrtojnë atë në kuadër të vlerësimit që po vazhdon për rastin.
UEFA nuk ka bërë të ditur se çfarë përmbajnë konkretisht dokumentet e dorëzuara nga Real Madridi, ndërsa hetimi ndaj Barcelonës mbetet në zhvillim.

