Foda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të kënaqur, po ndërtojmë skuadrën për Evropianin

by Nexhat

Trajneri i Kosovës Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas ndeshjes kundër Izraelit.

Foda tregoi të metat e lojës, por tha se në përgjithësi nuk është i pakënaqur.

banner

“Ne jemi në Nations League, dhe çdo herë e kam thënë se vitin ardhshëm e kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe për këtë arsye kam vendosur që të prezantoj fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre. Ka qenë ndeshja mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky konstalacion i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe marrë në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me një barazim”, deklaroi ai

“Dardanët” të dielen në “Fadil Vokrri” kundër Austrisë do të synojnë fitoren për të mbetur në hap për t’u kualifikuar në Ligën A të Nations League.

Ndeshjen e parë, Kosova u mposht nga austriakët me rezultat 3:1

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy