Manchester City apelon vendimin: “Klubi është i pafajshëm”

by Nexhat

Manchester City ka zyrtarizuar apelin ndaj vendimit të Premier League, që e shpalli klubin fajtor për 114 nga 115 akuzat financiare të ngritura ndaj tij.

Klubi anglez e kundërshton fuqishëm vendimin dhe pretendon se procesi përmban “gabime themelore ligjore, faktike dhe procedurale”.

banner

City këmbëngul se ka prova të pakundërshtueshme për të mbështetur pafajësinë e tij. Apeli do të shqyrtohet nga një bord i pavarur prej tre anëtarësh

Sipas rregullave të Premier League, procesi pritet të përfundojë brenda 12 javësh, ndërsa vendimi i bordit pritet brenda 30 ditësh nga përfundimi i seancës.

Ndërkohë, Manchester City vijon të përballet me mundësinë e sanksioneve, të cilat mund të variojnë nga gjoba dhe zbritja e pikëve deri te përjashtimi nga Premier League, nëse vendimi përfundimtar mbetet në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy