A i pajtoi presidentja e re partitë politike? Hamza: Mendoj që do ta luajë rolin brenda përgjegjësive

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e cila u zgjodh në këtë post në momentet e fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja, do ta luajë rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese.

Hamza u pyet nëse Shiroka Pula i pajtoi në një formë partitë politike, që u panë bashkë nga mbrëmë.

banner

Ai ishte i shkurtër në përgjigjen e tij, ku tha se secili duhet ta kryejë punën e vet.

 “Mendoj që presidentja do ta luajë rolin e vet brenda përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, rolin e  vet unifikues, ndërsa partitë politike i kanë punët e veta.

Ata që janë në pozitë, në qeveri, duhet me kry punë, na që jemi në opozitë duhet me dalë me alternativa, por edhe me kritika normalisht, dhe me ide që ky vend të shkojë përpara.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy