Tensionet sot nuk janë shënuar vetëm jashtë Parlamentit, por edhe në seancën plenare.
Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në votim, deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, u ngritën nga karriget dhe shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin.
Ata ishin kundër ndryshimit të rendit të ditës, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë Garda, por situata është qetësuar shpejt.

