Lela rikthehet në Kosovë për një projekt të ri televiziv, pak ditë pas ribashkimit me Leon

by Nexhat

Vetëm pak ditë pasi konfirmoi ribashkimin me Leon, Lela ka ndarë me ndjekësit një tjetër zhvillim të rëndësishëm, këtë herë të lidhur me karrierën e saj.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka bërë të ditur se po largohet nga Gjermania dhe po rikthehet në Kosovë, ku e pret një angazhim i ri televiziv.

banner

“Bye Bye Germany! Jam duke u kthyer në Kosovë për një super projekt. Shihemi shumë shpejt në TV”, ka shkruar Lela në Instagram.

Ajo nuk ka zbuluar ende detaje të tjera për projektin, duke lënë të hapur pyetjen se në cilin format televiziv do të shfaqet.

Ky zhvillim vjen në një periudhë të ngarkuar edhe në jetën e saj personale.

Lela dhe Leo konfirmuan së fundmi se janë rikthyer bashkë, pas një periudhe ndarjeje që kishte tërhequr vëmendje të madhe në publik.

Më herët, në rrjet kishin qarkulluar pamje të tyre gjatë pushimeve në Shqipëri, në një kohë kur ribashkimi ende nuk ishte bërë publik.

Më pas, Lela u shfaq edhe në videoklipin e këngës “Don” të Leos, ndërsa pak ditë më parë të dy publikuan një kolazh me momente romantike, duke konfirmuar rikthimin e tyre.

“Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë, distancë dhe heshtje, që të gjejnë sërish rrugën drejt vendit ku i përkasin”, kishte shkruar Lela, ndërsa Leo i ishte përgjigjur publikisht me një “Të dua”.

Edhe Leo kishte publikuar së fundmi një fotografi të përbashkët nga Gjermania, të shoqëruar me mbishkrimin “Dita e fundit në Gjermani”.

Tashmë, vëmendja është zhvendosur te projekti i ri që po e rikthen Lelën në Kosovë.

Mbetet të shihet se në cilin format televiziv do të angazhohet dhe nëse ky rikthim do të shënojë një etapë të re në karrierën e saj në ekran.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy