Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka takuar ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Përmes një postimi në Facebook, britaniku tha se konfirmimi i qeverisë së re është mundësi e madhe që Kosova të përshtat qasjen e sigurisë me sfidat e viteve të ardhshme.
Ai tha se pati kënaqësinë që sfidat e sigurisë t’i diskutonte në takimin e sotëm me ministrin Maqedonci
“Konfirmimi i Qeverisë përbën një mundësi të shkëlqyer për Kosovën që të avancojë në përshtatjen e qasjeve të saj të sigurisë me sfidat e viteve të ardhshme”.
“Britania e Madhe është thellësisht e përkushtuar të bashkëpunojë me Kosovën në këtë drejtim”, deklaroi Hargreaves

