Sami Lushtaku thotë se nuk ka aspirata për kryetar të PDK-së

by Nexhat

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të partisë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike në Debat Plus, Lushtaku tha se është i përqendruar në pozitën që mban si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe se nuk ka pretendime për të udhëhequr PDK-në.

banner

Ai ka theksuar se një synim të tillë nuk e ka pasur as më parë dhe nuk e ka as tani.

“Jo. Asnjëherë as kam pasur dhe as nuk kam aspirata”, deklaroi Lushtaku.

Ai shtoi se ata që flasin në emrin e tij dhe e lidhin me pretendimet për kryetar të PDK-së e kanë gabim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy