Atletico Madridi ia mbyll derën Arsenalit për Baenan

by Nexhat

Arsenali po përgatit një ofertë për Alex Baenan, të cilin e sheh si një nga objektivat kryesorë për krahun e majtë të sulmit.

Megjithatë, Atletico Madridi nuk dëshiron ta lejojë largimin e mesfushorit spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi e konsideron një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Diego Simeones.

banner

Baena, 25 vjeç, po kalon një periudhë të shkëlqyer, me pesë gola dhe tri asistime në 13 ndeshje këtë sezon.

Sipas raportimeve të “Football Insider”, interesimi i Arsenalit është rritur ndjeshëm, por londinezët e dinë se transferimi në janar do të jetë shumë i vështirë. Nëse nuk arrijnë marrëveshje në dimër, ata mund të rikthehen për spanjollin në verën e vitit 2027.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy