Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje që në postin e Presidentit, pas përfundimit të mandatit të dytë pesëvjeçar të Frank-Walter Steinmeier-it marsin e ardhshëm, të vijë një grua.
“Republika Federale e Gjermanisë ka një histori 77-vjeçare dhe në postin e presidentit nuk ka pasur kurrë një grua,” vuri në dukje Merkel me keqardhje, në një intervistë për MagentaTV të transmetuar të premten, .
Secili duhet t’i bëjë vetes pyetjen “nëse nuk ka ardhur vallë koha,” u shpreh politikanja e Unionit Kristiandemokrat (CDU) në emisionin “Bestbesetzung”.
“Njoh njerëz – gra – që do të ishin të afta për ta kryer këtë detyrë,” theksoi Merkel, ndonëse nuk përmendi asnjë emër konkret.
Më 30 janar, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet nga Konventa Federale, një organ kushtetues i posaçëm dhe i përkohshëm, i krijuar me qëllimin e vetëm të zgjedhjes së presidentit çdo pesë vjet.

