Bayern Munich me probleme, Saibari e Gnabry jashtë fushe për kohë të pacaktuar

by Nexhat

Bayern Munich ka marrë lajme të këqija pas barazimit 2:2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi Ismael Saibari dhe Serge Gnabry do të mungojnë për një periudhë të pacaktuar për shkak të lëndimeve.

Klubi gjerman ka konfirmuar të dielën se të dy futbollistët janë lënduar në ndeshjen e së shtunës, e cila i ka takuar Bundesligës.

banner

Saibari ka pësuar këputje të ligamentit në nyjën e këmbës së djathtë. Futbollisti i përfaqësueses së Marokut i është nënshtruar tashmë me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai ishte larguar nga stadiumi me paterica pas lëndimit.

Ndërkohë, Gnabry ka pësuar lëndim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Sulmuesi gjerman është detyruar të largohet nga loja vetëm dy minuta pas zëvendësimit të Saibarit.

Problemet e Bayern Munichut me lëndimet nuk përfundojnë me kaq. Në fund të ndeshjes ndaj Dortmundit, lëndim muskulor ka pësuar edhe futbollisti francez Michael Olise.

Klubi bavarez nuk ka bërë të ditur se sa do të zgjasë mungesa e tre futbollistëve, por ka konfirmuar se Saibari dhe Gnabry nuk do të jenë në dispozicion për një kohë të pacaktuar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy