Erblin Osmani në listën e Bayern Munich për duelin ndaj Atletico Madridit

by Nexhat

Talenti Kombëtares së Kosovës, Erblin Osmani mund të përjetojë një moment të veçantë në karrierën e tij, pasi është përfshirë në listën e Bayern Munichut për ndeshjen e sontme kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

17-vjeçari është njëri prej talenteve të rinj që klubi bavarez ka përzgjedhur për këtë përballje të rëndësishme, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”.

banner

Osmani është pjesë e akademisë së Bayern Munichut dhe konsiderohet një prej lojtarëve të rinj që po ndiqen me vëmendje nga gjiganti gjerman.

Përfshirja e tij në listën e ndeshjes vjen në një moment kur Bayerni po përballet me disa mungesa në skuadër për shkak të lëndimeve.

Ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munichut nis në orën 21:00.

Nëse trajneri vendos t’i japë hapësirë, Osmani do të ketë mundësinë të debutojë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij të re

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy