Kapet shoferi 19-vjeçar në Shtime, voziti 193 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80

by Nexhat

Policia në Shtime ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer 19-vjeçar, i cili me automjetin BMW po lëvizte me shpejtësi prej 193 km/h në një segment rrugor ku kufizimi ishte 80 km/h.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”, në drejtim të fshatit Gjurkoc, ndërsa shoferi nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për ndalim.

banner

Ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë,

Për tejkalim të shpejtësisë, 19-vjeçarit i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për gjashtë muaj.

Ndërsa për mosbindje ndaj urdhrit të zyrtarëve policorë, është gjobitur edhe me 150 euro dhe një pikë negative.

Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar te shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe urdhrat e policisë, duke paralajmëruar se shpejtësia e tepërt rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy