Raphinha po e zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe aktualisht është në krye të garës për Këpucën e Artë evropiane.
Braziliani ka realizuar 15 gola në vetëm 10 ndeshje të La Ligës, duke grumbulluar 30 pikë në renditjen që llogarit edhe koeficientin e kampionateve.
Në vendin e dytë renditet Amin Chiakha i Rosenborgut, me 18 gola dhe 27 pikë, ndërsa podiumin e plotëson Kylian Mbappe i Real Madridit, me 13 gola dhe 26 pikë.
Një befasi është edhe vendi i katërt, ku gjendet P. Abraham i Hammarbyt me 17 realizime.
Në këtë renditje është edhe Lamine Yamal, i cili pozicionohet i dhjeti me 10 gola dhe 20 pikë. Ndërkohë, Erling Haaland gjendet në vendin e 17-të, me nëntë gola dhe 18 pikë.
Sa i përket futbollistëve të Serie A, më i miri është Gustavo Varela i Monzas, në vendin e 18-të me nëntë gola.
Antonio Raimondo i Frosinones dhe Donyell Malen i Romës renditen përkatësisht në pozitat 24 dhe 25.

