A do të kandidojë Armend Zemaj për kryetar të LDK-së?

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka komentuar zhvillimet brenda kësaj partie dhe mundësinë e garës për kryetar të ri.

Në emisionin “Politiko” në Kanal10, Zemaj ka thënë se gara në LDK gjithmonë ka qenë atraktive dhe e debatueshme, duke shtuar se ambiciet e anëtarëve dhe gatishmëria e tyre për të kandiduar mund t’i japin forcë procesit.

banner

Ai ka theksuar se nuk e sheh të arsyeshme që një kandidat ta propozojë vetveten, duke lënë të kuptohet se një kandidaturë duhet të vijë përmes propozimeve nga të tjerët brenda subjektit politik.

“Unë kur kam menduar dhe kam besuar se duhet ndryshimi, kam ardhur edhe në studion tuaj dhe e kam arsyetuar pse kërkoj ndryshimin e lidershipit të LDK-së dhe çfarë lidershipi të ri ka nevojë LDK-ja. Por tash, çdo lidership duhet ta propozojë dikush. Nëse më propozon dikush po, por të propozoj vetveten nuk më duket e arsyeshme”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka shtuar se ambiciet e kandidatëve të mundshëm dhe shprehja e gatishmërisë për të marrë përgjegjësi mund t’i japin më shumë fuqi dhe dinamizëm garës brenda LDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy