U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian ku pati një komunikim për media.

I pyetur se çfarë mendonte për faktin se dje u prit me vezë nga disa shqiptarë teksa mbërriti në Dublin, ai shprehu se kjo është demokracia dhe se gjithsesi ndihet i mirëpritur në Irlandë.

banner

“Mendoj se ky është një shtet demokratik, udhëhiqet nga rregulla dhe ligje dhe çfarë ndodhi është pjesë e të qenit një shtet demokratik dhe në të njëjtën kohë ka të bëjë me rregullat dhe ligjet.

Në Irlandë, ndihem shumë i mirëpritur, pata një bisedë shumë të mirë dje në një grupim preztigjioz mendimesh dhe kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptarë që ndjenë se duhet ë më mirëpritnin në një mënyrë ndryshe, dhe kaq, është demokraci, çfarë të bësh”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy