Kryenegociatori i reagon Marta Kos për këngën nacionaliste serbe në koncertin e zgjerimit: E tmerrshme, ta shpjegojë pse Kosova nuk u ftua

by Nexhat

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Zulfaj ka thënë se kënga, e cila mohon shtetësinë e Kosovës dhe është shkruar në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po ua hiqte të drejtat dhe po shtypte shqiptarët e Kosovës, nuk duhej të kishte vend në një aktivitet të BE-së.

banner

Ai e ka cilësuar këtë si skandaloze dhe të papranueshme, duke kërkuar nga komisionarja për Zgjerim, Marta Kos, të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe çfarë masash do të ndërmerren.

Zulfaj po ashtu ka ngritur gjithashtu pyetjen se përse Kosova nuk ishte e ftuar në këtë ngjarje, ndonëse e ka cilësuar atë si vendin me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit dhe plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së.

Postimi i plotë në “X” i Zulfajt:

Jemi të tmerruar nga raportimet për një ngjarje të BE-së për zgjerimin, që u mbajt sonte në Bruksel.

Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që është shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po shtypte popullin tonë, u interpretua në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së.

Kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Një ngjarje e BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb.

Do t’ia lëmë komisionares Marta Kos të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe çfarë masash do të ndërmarrë, si dhe pse Kosova nuk ishte e ftuar, ndonëse gjatë kësaj dekade ka shënuar përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy