Edon Zhegrova mund të jetë shumë pranë rikthimit në fushën e lojës, pasi raportimet nga Italia bëjnë të ditur se lëndimi i tij nuk është aq serioz sa ishte frikësuar fillimisht.
Sulmuesi i Juventusit u detyrua ta ndërpriste grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës, pasi pësoi një lëndim që ia pamundësoi paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit.
Megjithatë, nga Italia vijnë sinjale inkurajuese për gjendjen e futbollistit kosovar.
Gazeta prestigjioze “Gazzetta dello Sport” raporton se situata e Zhegrovës nuk paraqet shqetësim të madh dhe se rikthimi i tij në stërvitje mund të ndodhë shumë shpejt.
Sipas këtyre raportimeve, 26-vjeçari pritet të rifillojë punën që nesër, fillimisht me një program të veçantë dhe larg pjesës tjetër të skuadrës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai më pas mund t’i bashkohet grupit të plotë.
Para rikthimit, Zhegrova do t’u nënshtrohet edhe kontrolleve mjekësore për të vlerësuar saktësisht gjendjen e tij fizike.
Në kampin e Juventusit shpresojnë që futbollisti të rikuperohet në kohë për ndeshjen e ardhshme ndaj Venezias, megjithëse gatishmëria e tij do të varet nga rezultatet e ekzaminimeve dhe ecuria e rikuperimit

