Ministri irlandez falënderon Kosovën, mesazhi i tij para ndeshjes: Miqësia jonë nuk vihet kurrë në dyshim

by Nexhat

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne, ka përcjellë një mesazh miqësor për Kosovën në prag të përballjes së dy përfaqësueseve në futboll.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Byrne ka falënderuar Kosovën, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe kontributin e përbashkët në misionin paqeruajtës të KFOR-it.

banner

Ai ka theksuar se Irlanda e çmon shumë traditën e saj në misionet paqeruajtëse, si dhe pjesëmarrjen në KFOR, duke nënvizuar se miqësia me Kosovën nuk do të vihet asnjëherë në dyshim.

“Faleminderit edhe ty, Kosovë! Irlanda e vlerëson thellësisht traditën tonë paqeruajtëse dhe pjesëmarrjen në KFOR. Miqësia jonë e fortë me Kosovën nuk do të vihet kurrë në dyshim!”, ka shkruar Byrne.

“Megjithatë, sonte jemi në ekipe të ndryshme”, ka përfunduar ai, duke dëshmuar se rivaliteti sportiv nuk e zbeh miqësinë dhe raportet e mira mes dy popujve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy