Kryeministri i Kroacisë: S’e lëmë Malin e Zi të anëtarësohet në BE derisa të zgjidhet demarkimi, s’pranojmë rishqyrtim të kufirit tokësor

by Nexhat

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ka bërë të ditur se Zagrebi do ta interpretojë çdo vënie në pikëpyetje të kufirit tokësor si pretendim territorial të Malit të Zi ndaj Kroacisë, duke përmendur shprehimisht Prevlakën, si dhe ka theksuar se arbitrazhi nuk është opsion për vendin e tij.

Kroacia nuk do të pranojë rishqyrtimin e kufirit tokësor me Malin e Zi dhe as nuk do t’i lejojë atij mbylljen e kapitullit 31 të negociatave – Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes, derisa të zgjidhet çështja e demarkacionit në tokë, ka deklaruar kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

banner

Ai, para takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Europian në Bruksel, komentoi paralajmërimin e Malit të Zi se do t’i dërgojë Qeverisë së Kroacisë një propozim për zgjidhjen e çështjes së kufirit tokësor dhe detar, raporton HRT.

Plenkoviq tha se Kroacia ka një qëndrim të palëkundur, i cili bazohet në parimet e Komisionit të Badinterit, sipas të cilave kufijtë e dikurshëm republikanë janë njëkohësisht edhe kufijtë e shteteve të krijuara pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy