Deputeti serb: Viola von Kramon-it duhet t’i ndalohet hyrja në Serbi
Deputeti i Partisë Progresive Serbe (SNS) Vladimir Gjukanoviq tha se të gjithë ata që financojnë organizata joqeveritare dhe mbështesin, siç tha ai, ekstremistët e majtë të gjelbër, duhet të ndalohen të hyjnë në Serbi.
Gjukanoviq ka thënë për agjencinë Beta se është i kënaqur që ish-zëvendës presidentes së Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Maroviq i është ndaluar hyrja në Serbi dhe se edhe eurodeputetes Viola von Kramon duhet të ndalohet hyrja.
“Vendimi për ndalimin e hyrjes së ish-ministrit malazez në Serbi është plotësisht i saktë. Kushdo që mbështet ekstremistët e majtë të gjelbër në Serbi si Viola von Kramon dhe që udhëheq një fushatë për pavarësinë e Kosovës dhe minon këtë vend duke financuar organizata të ndryshme joqeveritare që krijojnë kaos, duhet t’i ndalohet hyrja në Serbi”, beson Gjukanoviq.
I pyetur për të komentuar në këtë kontekst reagimin e Qeverisë së Serbisë për ndalimin e hyrjes së muzikantit Goran Bregoviq në Moldavi, Gjukanoviq tha se Bregoviq nuk ka financuar asnjë aktivitet kundër atij vendi.