133
Një zyrtar i Pentagonit deklaroi se pretendimet për raketat tokë-ajër për aeroplanin në të cilin ndodhej Prigozhin janë “të pasakta”.
Ai tha se Pentagoni nuk kishte asnjë tregues se avioni që transportonte Prigozhin ishte rrëzuar nga një raketë tokë-ajër.
“Ne vlerësojmë se informacioni është i pasaktë,” tha ai për raportet e shtypit se avioni Embraer u godit nga raketa tokë-ajër, raporton “The Guardian”.
Agjencia e aviacionit civil të Rusisë njoftoi se Yevgeni Prigozhin ishte pasagjer në një avion që u rrëzua të mërkurën në Rusi.