Takim me Kurtin në Slloveni dhe ftesë për Tiranë, Rama lë të kuptohet se për të mund të ndodhin të dyja

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për media është pyteur nëse do të ketë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bled të Sllovenisë dhe nëse do ta ftojë në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit,

Rama thotë se ka të drejtën për të pasur qëndrimet e tij, siç është Kurti sovran në detyrën e tij.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë thotë se për të s’ka pasur asnjëherë dyshim se kur njerëzit mund të takohen, duhet të takohen, dhe kur duhet të ftohen, duhet të ftohen, .

“Cilat janë përplasjet më konkretisht. Ky është lajm i vjetër. S’ka ndodhur asgjë e re. Qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia. Albini është sovran në detyrën e tij. Unë jam sovran në të drejtën time për qëndrimet e mia. S’shof asnjë problem këtu, nuk shof asnjë telenovelë. Për mua s’ka pasur, s’ka dhe s’ka për të pasur ndonjëherë dyshim, që kur njerëzit mund të takohen duhet takohen, kur duhet ftuar, duhet ftuar, kaq. Tjerat janë pastaj telenovela”, ka thënë Rama i pyetur për përplasjen me Kurtin dhe nëse do ta takojë në Slloveni dhe nëse do ta ftojë në Tiranë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy