Abazi: Mospritja e Ramës në Prishtinë dhe vrapi për në Athinë, fiasko kombëtare për Kurtin

by Nexhat

Depueti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar për sulmet e vazhdueshme që ministra të Qeverisë Kurti po i bëjnë Prokurorisë së Shtetit. Abazi thotë se këta ministra, Kurti është duke i detyruar të dalin me video dhe fjalime kundër prokurorisë dhe policisë.

Sipas Abazit, ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar të ndarjes së shtyllave të shtetit.

banner

Ai tutje ka thënë se Kurti s’mund ta mbulojë paaftësinë për të qeverisur duke krijua rkonflikte me të gjithë.

Gjithashtu Abazi ka folur edhe për shkuarjen e Kurtit në Athinë, ku nuk ishte ftuar kryeministri Edi Rama. Abazi thotë se një veprim i tillë i Kurtit tregon se sa ky i fundit interesohet për interesin e kombit.

Abazi ka drejtuar kritika të ashpra për Kurtin sa i përket vizitës në Athinë dhe për raportet me kryeministrin Edi Rama. Ai ka thënë se ishte një fiasko kombëtare që Kurti nuk e priti Edi Ramën në takim dhe iku në Greqi për takim, sipas Abazit për të krijuar përshtypje të rrejshme se nuk i izoluar.

Deputeti i Kuvendit thotë se Kurti mashtroi opinionin me një foto ku shtrëngonte duart me Zelenskin, derisa presidenti serb del me marrëveshje për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës.

Në fund Abazi shkruan “Rrnoftë Çairi”

Reagimi i plotë:

Konferenca e të Premtës

🔴Kurti po i detyron ministrat të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe kundër policisë. Ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar për ndarjen e shtyllave të pushtetit.

Paaftësinë për të qeverisur nuk e mbulon dot duke krijuar konflikte me të gjithë. Sistemi i drejtësisë ka shumë mangësi, por nuk është punë e as përgjegjësi dhe është kundërkushtetuese që Kryeministri dhe ministrat e tij servil të bëhen vlerësuesit e sistemit të drejtësisë e aq më pak të policisë.

Ky nuk është ndryshimi, Kurti është vazhdimi i sistemit të kalbur dhe mendësisë përqarëse!

🔴Shkuarja e Kurtit në Greqi ku nuk ishte ftuar Rama për shkak të rastit të Bejlerit nga Himara, tregon sa i interesuar është Kurti për interesin e kombit. Me Ramën është përplasur për teke personale dhe për egot e majtistëve egocentrik e inatçorë, e që në fund pësojnë qytetarët. Por, Shqipëria e ka njohur dhe e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë Kosovën, Kosova e ka Shqipërinë aleatin e përjetshëm në ditë të bardha e të zeza.

Greqia nuk e njef Kosovën, asnjë shqiptarë në veriun e Greqisë nuk ndjehet i sigurtë me u deklaru shqiptar e as me folë gjuhën shqipe hapur, a nuk është çështje kjo gjë? Po çamët a janë çështje? Kur u bë Kurti mik i Micotakis, të djathtëve grek përderisa hezitoi që të uronte Kryeminsitren e Italisë Meloni për fitorën pikërisht pse ishte e djathtë. Unë këtu jam me Ramën dhe Himarën, ndërsa Kurti le të vrapoj poshtë e përpjetë në koordinim me Radojcicin e Micotakisin ndoshta ata na sjellin Abetarën- Apo Ardian Gola- Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim!

Në mbledhjen e qeverisë pas kthimit, Kurti raporton me formulim demagogjik, fund e krye gënjeshtër dhe i frikësuar që mediat dhe qytetarët janë duke lexuar pasigurinë e tij për përshkrimin e vizitës. As taktike as strategjike, por fjalime nga dëshprimi dhe dështimi. Fiasko kombëtare, nuk e pret Kryeminstrin e Shqipërisë por me vrap shkon në Greqi për të krijuar përcepcion të falsifikuar se nuk është i izoluar dhe mashtron opinionin për bisedat dhe me një fotografi- jepja dorën Zelenskit- ndërsa Vuçiç del me marrëveshje për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës. Po Kryeministër, Vuçiç ishte në Athinë pavarësisht që nuk e përmend si me qenë fëmijë i klasës së tretë (pa libra) dhe po Rama – Kryeministri i Shqipërisë, shtetit amë nuk ishte i ftuar në Athinë. Rrnoftë Çairi!

🔴Me çfarë punë po merret Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës këto ditë?

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy