Dramat në lidhje me jetën private, Dafina Zeqiri: I kam dhënë fund marrëdhënieve me njerëz që s’i respektoj më

by Nexhat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar së fundmi në lidhje me disa lajme që kanë qarkulluar për të.

Në njërin nga postimet duket sikur artistja i është drejtuar asaj se përse nuk ndjek më në Instagram Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën.

banner

Krijuesja e hitit “Si mua” sqaron se i ka dhënë fund marrëdhënieve që kanë qenë për të marrë vëmendje prej saj.

Foto: Screenshot/Threads

“Gjithmonë mbroje lumturinë tënde dhe mos lejo askënd të të përdorë për të përfituar! ‘Njerëz’ dhe ca pseudo-gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që t’iu bëjnë të besoni gjërat idiote dhe fëminore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para! Kam vendos të mos ndjek dhe t’i jap fund ‘marrëdhënieve’ me njerëz që unë, Dafina nuk i ‘respektoj’ më ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për të marrë vëmendje. Pikë”, u shpreh 34 vjeçarja.

Në një tjetër shkrim në aplikacionin ‘Threads’, ajo ka reaguar edhe për ndarjen me DJ Geek.

Foto: Screenshot/Threads

“Të gjithë sytë tek unë… Eci përpara? Jam e përdalë. Ai ecën përpara më shpejt? Është djali i mirë. Është mrekulli se çfarë fuqie mund të kemi ne gratë. Hidhni gurë, jam shumë e mirë për t’i kapur”, thekson mes tjerash ajo.

Duket se thashethemet e shumta kanë bërë që të ketë një reagim nga Zeqiri, ndonëse shpesh vendos t’i injorojë. 

Foto: Screenshot/Instagram
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy