Ajo merr vëmendje sa herë që poston në rrjete sociale.
Fjala është për aktoren dhe modelen nga Klina, Arta Elezaj, e cila kësaj radhe ka prezantuar një ndryshim në pamje.
Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 200 mijë njerëz në Instagram, tregon se nga kaçurrele është transformuar në një stil të ri.
Në pozën nga një makinë, ish-aktorja e “O sa mirë” është shfaqur me flokë të drejta dhe të gjata.
Duket se edhe ky model i flokëve i shkon mjaft shumë influencueses së famshme të rrjeteve sociale.
E njëjta viteve të fundit ka qenë më pak e angazhuar me projekte, ndonëse i fundit mbetet seriali “Sha je be tu folën”.
Pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të jeë shumë e komentuar për shkak të postimeve që bën.