Biden muajin e ardhshëm e viziton Vietnamin, qëllim forcimi i lidhjeve mes dy shteteve

by Nexhat

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të vizitojë Vietnamin muajin e ardhshëm për t’u takuar me zyrtarë të lartë për çështje që fillojnë nga teknologjia, ekonomia, stabiliteti rajonal dhe ndryshimet klimatike.

Biden do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste, Nguyen Phu Trong, dhe udhëheqës të tjerë të lartë vietnamezë në Hanoi më 10 shtator përpara se të udhëtojë në Alaskë për të përkujtuar përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, thanë nga Shtëpia e Bardhë.

Uashingtoni dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Hanoin, duke e konsideruar atë një partner kyç në rajon në një kohë kur marrëdhëniet e ShBA-së me Pekinin janë gjithnjë e më të tendosura.

Administrata Biden ka kërkuar të forcojë marrëdhëniet e SHBA-së në Azi dhe Biden do të mbërrijë në Vietnam nga India, ku është planifikuar të qnëndrojë atje nga 7 deri më 10 shtator dhe të marrë pjesë në një samit të G20-së. Megjithatë, ai nuk po merr pjesë në takimet e ASEAN-it në fillim të muajit të ardhshëm, përkundrazi do të dërgojë zëvendëspresidenten Kamala Harris, shkruan Reuters.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy