Raportohet për një incident gjatë varrimit të Prigozhin-it

by Nexhat

Bosi i Wagner, Yevgeny Prigozhin është varrosur në një funeral privat në një varrezë në Shën Petersburg, njoftoi ekipi i tij mediatik.

Funerali i komandantit mercenar rus, i cili vdiq në një aksident avioni javën e kaluar, u mbajt mes familjarëve dhe miqve në varrezat në periferi të qytetit të tij të lindjes, Shën Petersburg, njoftoi sot zyra e marrëdhënieve me publikun e Prigozhin.

“Lamtumira e fundit për Yevgeny Viktorovich u mbajt në një rreth privat. Ata që duan të thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat e Porohovskoe”, thuhet në një postim të shkurtër në Telegram me një foto të Yevgeny Prigozhin.

Ceremonia private ishte në kontrast të plotë me stilin e jetës agresive dhe vetëpromovuese të Prigozhin, sipas Reuters. Gazeta ruse e lajmeve MSK1.RU citoi stafin e varrezave të thoshte se një varrim privat ishte dëshira e familjes.

Ndryshe nga funerali privat i Prigozhin, dhjetëra njerëz erdhën në funeralin e Valery Chekalov, një nga zëvendësit e Yevgeny Prigozhin i cili vdiq me shefin e tij në një aksident avioni javën e kaluar.

Reuters raporton se familjes së Velery Chekalov, kreut të logjistikës së Wagnerit, iu bashkuan dhjetëra njerëz, disa prej të cilëve Reuters i identifikoi si mercenarë të Wagner, në varrezat Severnoe në Shën Petersburg.

Një prift ortodoks rus bëri lutjet para arkivolit të Chekalov, ndërsa familja, miqtë dhe ish-kolegët, disa duke mbajtur tufa me lule, thanë lamtumirën e tyre, tregoi video e Reuters.

Disa, duke përfshirë gra dhe fëmijë të veshur me syze dielli, iu afruan për të puthur arkivolin e tij. Vajtues të paidentifikuar në funeral urdhëruan një kameraman dhe fotograf të Reuters që të ndalonte filmimin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy