Sulmi më i madh me dron ndaj Rusisë që nga pushtimi i saj në Ukrainë, ka shtyrë propagandistin e Kremlinit, Vladimir Solovyov, të bëjë “një propozim” për atë që ai beson se është e nevojshme që Moska të fitojë luftën që filloi.
Disa rajone ruse u shënjestruan në një sulm në shkallë të gjerë me dron të mërkurën mbrëma.
Si pasojë, aeroplanë – duke përfshirë Ilyushin IL-76 – u shkatërruan ose u dëmtuan në një fushë ajrore në Pskov, 450 milje nga Ukraina, gjë që sinjalizonte një dështim serioz ushtarak nga Moska.
Vladimir Solovyov was furious about Ukraine's latest drone attack. Blinded by rage, he revealed that Russian experts are urging the Kremlin to end this war and came close to admitting that Russia can't win with conventional weapons.https://t.co/YMSanFUYsd
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) August 30, 2023
Dhe autoritetet ruse kanë fajësuar Ukrainën për sulmet, megjithëse Kievi nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Në një emision radiofonik, Vladimir Solovyov, aleati i Vladimir Putin kritikoi imazhet dhe informacionet që guvernatorët rajonalë shpërndanë në mediat sociale për pasojat e sulmeve.
I veshur me një kostum të BRSS, Solovyov vazhdoi duke pyetur se si ishte i mundur një sulm kaq “i fuqishëm” në të cilin pati humbje “shumë të këqija” të avionëve rusë, shkruajnë mediat e huaja,
Duke iu përgjigjur pyetjes së tij, Solovyov supozoi se inteligjenca ajrore e NATO-s kishte ndihmuar me zbulimin që Rusia nuk po e merrte mjaft seriozisht, duke arritur në përfundimin se forca të tilla “duhen shkatërruar”.
“Nëse do të bëjmë luftë, duhet të bëjmë luftë…”, tha ai.
Solovyov më pas dukej se e zgjeroi kërcënimin e tij bërthamor nga taktik në strategjik, ndërsa vuri në dukje afërsinë e Pskov me vendet e NATO-s, Estoninë dhe Letoninë.
Ai tha se nëse dronët ishin lëshuar nga shtetet baltike “atëherë fshijini nga faqja e dheut”.
“Nëse sulmi është nisur nga një vend i NATO-s, kjo është shpallja e luftës e NATO-s kundër Rusisë”, tha ai, “kjo do të thotë se si përgjigje, armët bërthamore duhet të përdoren menjëherë”.
Pretendim i tij vjen edhe pse Estonia ka thënë se nuk qëndron pas sulmit me dron.