Zyrtare: Amrabat i bashkohet Manchester United

by Nexhat

Manchester United ka konfirmuar transferimin e Sofyan Amrabat.

Klubi anglez bëri të ditur se mesfushori ka kaluar në formë huazimi nga Fiorentina.

“Sofyan Amrabat i është bashkuar Manchester United në formë huazimi nga ACF Fiorentina deri në qershor 2024, duke iu nënshtruar kërkesave ndërkombëtare dhe regjistrimit”, thuhet në komunikatën e Djajve të Kuq.

“Mesfushori ka luajtur 49 herë për Marokun dhe ka luajtur çdo minutë të ecurisë së vendit të tij në gjysmëfinale të Kupës së Botës FIFA 2022”.

“Sezonin e kaluar, Amrabat luajti një rol kyç pasi ACF Fiorentina arriti në finalen e Kupës së Italisë dhe Ligën e Konferencës”, potencohet mes tjerash në deklaratën e United.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy