Zbulohen kanale misterioze në Jerusalem pranë Malit të Tempullit

by Merita

Arkeologët supozojnë se sistemet janë përdorur si pjesë e një fabrike prodhuese.

Një ekip arkeologësh izraelitë ka zbuluar dy sisteme kanalesh të paparë më parë në Jerusalem pas kryerjes së gërmimeve në vendin arkeologjik Givati ​​në Parkun Kombëtar të qytetit të Davidit pranë Malit të Tempullit.

banner

Strukturat datojnë 2800 vjet më parë kur ekzistonte Tempulli i Parë dhe ndoshta i përkasin të njëjtës strukturë të përdorur për disa lloje prodhimi. Kjo është bërë e ditur nga Jerusalem Post. Për të kuptuar dobinë e kanaleve të gjetura, shkencëtarët iu drejtuan edhe ekspertëve të mjekësisë ligjore.

Megjithatë, as ekspertët nuk kanë mundur të zbulojnë me saktësi funksionin e saj.

“Ne donim të kontrollonim nëse kishte mbetje organike apo gjurmë gjaku, kështu që kërkuam ndihmën e njësisë së forenzikës së policisë dhe kolegëve të tyre hetues nga e gjithë bota, por deri më tani pa rezultat”, tha Iftach Shalev, një studiues për Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

Sipas profesorit Yuval Gadot, i përfshirë gjithashtu në hulumtim, enigma u thellua vetëm kur u gjet sistemi i dytë, i përbërë nga të paktën pesë kanale që transportonin lëngje.

Megjithatë, arkeologët kanë arritur të përcaktojnë se strukturat pushuan së përdoruri në fund të shekullit të 9-të para Krishtit. Aktualisht besohet se ajo që prodhohej në këto struktura ishte ndoshta e rëndësishme për ekonominë e mbretërisë së Judesë, pasi ndodhej pranë tempullit dhe pallatit të mbretit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy