Udhëzimi administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike, zgjidhje për problemin e kahmotshëm të invalidëve të luftës

by Nexhat

Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta (ZÇKDL) e ka mirëpritur nënshkrimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike.

Në mesin e qytetarëve që përfitojnë drejtpërdrejt nga ky Udhëzim Administrativ janë edhe invalidët e luftës dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të cilët do të kompensohen plotësisht, pra 100 për qind të vlerës së faturës për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në vend.

“Ky Udhëzim Administrativ, gjithashtu ofron zgjidhje të qëndrueshme të një problemi të kahmotshëm të invalidëve të luftës, e që ka të bëjë me ndërrimin dhe pajisjen me proteza dhe orteza të gjymtyrëve”, thuhet në komunikatën për media.​

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar të mërkurën Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.

Në këtë Udhëzim Administrativ janë përditësuar dhe avancuar rregullat dhe procedurat nëpërmjet të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy