Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e Kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Po ashtu, Lajçak ka pasur takim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Si temë kryesore ka qenë takimi i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, ku më 14 shtator në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Atë takim Lajçak e ka cilësuar si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
”Pati diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe @GermanyDiplo sot për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusua në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë 🇩🇪”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Takimi i 14 shtatorit vjen, pasi në muajt e kaluar të këtij viti ka pasur tension në Veriun e Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të prillit në komunat veriore.
Ato zgjedhje i fituan kryetarët shqiptarë, pasi votimet u bojkotuan nga Lista Serbe, parti që hapur është e lidhur me Beogradin zyrtar.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1699844908217991290?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1699844908217991290%7Ctwgr%5Eba39c6df096ab42fa9d55f7ede58e35f0325f6b1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-kerkon-mbeshtetje-ne-berlin-per-takimin-e-14-shtatorit-nebruksel%2F