Besart Istrefi thotë se po përballet prej muajsh me mungesë të punëtorëve, prandaj i duhet të angazhohet ai për t’i shërbyer klientëve. Liberalizimi i vizave dhe mundësia e largimit të qytetarëve nga Kosova ka ngjallur pasiguri tek ai.
Kafet po i përgatitë për klientët. Këtë punë po e kryen vetë pronari i këtij restoranti që ndodhet në Obiliq.
Prandaj, Istrefi e ka menduar një zgjidhje, do të sjell punëtorë nga Azia.
Ai bëri të ditur se trajtimi jo duhur i punëtorëve gjatë viteve të kaluara ka bërë që këto veprimtari të përballen me këtë situatë.
Mobilizim të ngjashëm për të gjetur punëtorët kanë edhe biznese të tjera.
Kështu thotë, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva.
E për çështjen e vizave për shtetasit e huaj ministria e Punëve të Jashtme ka krijuar një email të veçantë.
Në po këtë adresë T7 dërgoi pyetje për të kuptuar se sa është numri i atyre që kanë aplikuar mirëpo nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.