Tërmkolli e bindur: Vështirë që VV e arrinë edhe një herë 50%

by Nexhat

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli është shprehur e bindur se në zgjedhjet e ardhshme, Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të arrijë që t’i fitojë 50%.

Sipas saj, vendi ynë s’ka opozitë, por pavarëisht kësaj partia e Albin Kurtit nuk do t’i marrë 50% të votave.

banner

“Vështirë që VV e arrinë edhe një herë 50%. Në asnjë variant, sepse ka shumëçka që nuk shkon…Nuk mendoj që është e besueshme 50%, anipse ky vend është pa opozitë. E keqja më e madhe është që ky vend është pa opozitë”, tha Tërmkolli në Pressing,

“Vetëvendosje është vështirë, është tëpër vështirë që e mbërrin 50%”, shtoi ajo.

Më pas, aktivisti Shkëlzen Gashi, u shpreh i bindur që VV do të fitojë edhe një mandat, por pohoi se kjo është keq për vendin, sepse sipas tij nuk ka “ndryshim substancial”.

“Me këtë opozitë ata dalin të parët, e marrin edhe një mandat., kjo ështe keq për Kosovën se me një qeverisje ku nuk ka ndryshim substancial, është gabim me vazhdu…Me kësi opozite të pareformume, Kurti e merr edhe një mandat dhe për fat të keq s’ka me ndryshu asgjë”, u shpreh Gashi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy