Ky është momenti kur snajperistët e Forcave Speciale të Ukrainës qëllojnë me saktësi trupat ruse thellë brenda një pylli.
Pamjet janë publikuar nga Brigada e Forcave Speciale të Azovit të Gardës Kombëtare ukrainase, transmeton Telegrafi.
Detaje të tjera nuk janë të bërë të ditura lidhur me këtë aksion dhe nuk dihet se në cilën zonë saktësisht u zhvillua operacioni i ukrainasve.
Në bazë të asaj që shihet, njëri prej snajperistëve ukrainas shtiu me saktësi drejt një numri ushtarësh rusë.
Forcat ukrainase po vazhdojnë me sulmet ndaj caqeve ruse dhe luftimet janë të fokusuara kryesisht në lindje të vendit.
Luftimet më të përgjakshme janë zhvilluar në Bakhmut prej se ka filluar lufta në Ukrainë.