Stuhitë tashmë po lëvizin në gjithë Zvicrën

by Nexhat

Një stuhi tani po godet Zvicrën, teksa është raportuar për një të tillë breshri që ka goditur sot Zuckerriet SG, që në orën 16:30, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.

Pjesa tjetër e vendit tani po përballet edhe më shumë me këtë.

“Disa linja stuhish po lëvizin nga juglindja në jugperëndim – shiu do të godasë të gjitha rajonet deri të mërkurën”, thotë meteorologu Roger Perret nga Meteo News.

Në Zvicër ditët e fundit kanë qenë të nxehta dhe me diell, ndërsa sipas Meteo News, temperaturat e sotme të nxehta janë parë ndoshta për herë të fundit këtë vit, pasi gradualisht do të bëhet më freskët.

Ditën e martë ajri i ngrohtë, por edhe më i lagësht do të drejtohet sërish drejt rajonit alpin, teksa nesër priten reshje të mëdha shiu dhe ftohje falë frontit të ftohtë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy