Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë falënderuar tifozët rumunë lidhur me banerin e tyre në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës.
Huliganët rumunë shpalosën një baner në ndeshjen ndaj Kosovës ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ndërsa nuk i ndalën fyerjet raciste e nacionaliste në drejtim të futbollistëve kosovarë.
Lidhur me performancën e tyre, ata kanë marrë përkrahje nga tifozët e Partizanit të Beogradit.
“Faleminderit vëllezërve rumunë”, shkruhej në banderolën e tifozëve të Partizanit të Beogradit për atë që ndodhi në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës.
Rumania pritet të dënohet nga UEFA për sjelljen e tifozëve, pasi që ndeshja u kualifikuese mes Rumanisë e Kosovës u ndërpre për 50 minuta.
Kosova u mposht më pas me rezultat 2:0, duke shuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.