Shkon në katër numri i lojtarëve të arrestuar të Real Madridit të përfshirë në skandalin seksual – klubi del me komunikatë zyrtare

by Nexhat

Klubi i Real Madridit përmes një komunikate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale, ka konfirmuar lajmet për arrestimin e katër lojtarëve të tyre.

Lojtarët akuzohen se kanë incizuar një video intime të një vajze të mitur, dhe e kanë shpërndarë atë në WhatsApp me persona të tjerë.

banner

“Klubi ka mësuar se një lojtar i Castillas dhe tre lojtarë të Real Madrid C kanë dhënë një deklaratë për Gardën Civile (një nga dy forcat policore kombëtare) në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp”.

“Kur klubi të ketë të gjitha detajet e nevojshme dhe faktet, do të marrë masat e parapara”, thuhet në komunikatën e publikuar nga klubi madrilen.

Sipas asaj që ka transmetuar mediumi spanjoll Cadena Ser, lojtarët e arrestuar tashmë janë liruar në procedurë të rregullt pasi kanë dhënë deklaratat e tyre në stacionin policor.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy