De Zerbi konfirmon se Ansu Fati është gati të debutojë te Brightoni

by Nexhat

Trajneri i Brighton Hove & Albion ka konfirmuar se sulmuesi Ansu Fati është gati të luajë me klubin anglez pas transferimit të tij para disa javësh nga Barcelona.

Ansu Fati befasoi të gjithë duke zgjedhur Brigtonin në Ligën Premier, ku kompletoi huazimin e thjeshtë nga Barcelona për një sezon.

Megjithatë, sulmuesi i talentuar spanjoll ende nuk ka luajtur me klubin anglez, por tani pas pushimin ndërkombëtar është gati të marrë minutat e tij.

Është vet trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi, i cili ka konfirmuar se Fati është gati të luajë tashmë dhe nuk do të ketë asnjë presion.

“Ansu Fati është gati të luajë – por unë dua të kënaqem duke parë aftësitë e tij dhe nuk dua të bëj ndonjë presion mbi Ansu”, ka thënë De Zerbi.

Ndeshja ku Fati pritet të debutojë me klubi anglez është ajo e nesërmja (e shtunë) në udhëtim te Manchester Unitedi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy