Qeveria merr një vendim për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”

by Nexhat

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës në mënyrë elektronike, ku janë miratuar disa nisma e vendime, kryesisht që kanë të bëjnë me ekonominë.

Megjithatë, njëra ndër to është edhe vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

banner

“Miraton: Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, janë miratuar edhe tri nisma për kredi e grante.

E para është nismë për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh. A. dhe KfW, Frankfurt am Main për Projektin “Programi i Energjisë Solare (Solar4KosovoI) – Fotovoltaike”.

Pastaj nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh. A. dhe KfW, Frankfurt am Main për Projektin “ Solar4Kosovo – Centrali Fotovoltaik”.

Ndërsa, qeveria ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë e Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës.

Kurse është miratuar edhe vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e Autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit ndërmjet Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike për Projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujit në Kosovë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy