Ancelotti thotë se Bellingham ka personalitet që e përballon presionin

by Nexhat

Jude Bellingham e ka personalitetin për të përballuar presionin, sipas trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Qëkur iu bashkua “mbretërve” nga Borussia Dortmund, anglezi ka performuar në nivel të lartë, duke qenë në disa raste protagonist kyç në suksesin e skuadrës. 

“Ai është një lojtar shumë i fokusuar, shumë serioz, shumë profesionist”, ka thënë strategu italian. “Ai ka forcë të madhe fizike dhe ka treguar qëndrueshmëri. Nuk e di sa gola mund të shënojë, por ai duhet të ruajë këtë qëndrueshmëri sepse është duke na ndihmuar shumë në lojën tonë sulmuese”. 

Real Madrid të dielën në kuadër të La Liga pret skuadrën e Real Sociedad

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy