Finalja e Superkupës së Kosovës mes Pejës dhe Trepçës ka qenë dramatike deri në sekondat e fundit, në në fund fitore shënuan mitrovicasit me rezultat 78-76.
Një ndeshje e tensionuar nga fillimi deri në fund me tifozët e të dy skuadrave që ishin në tribuna.
Në pjesën e parë skuadrat ishin pothuajse të barabarta me mitrovicasit që mbanin një epërsi të lehtë.
Kur kishin mbetur më pak se një minutë, loja u ndërpre dhe tifozët mitrovicas u nxorën jashtë.
Pasi u larguan u zhvilluan edhe 58 sekondat e mbetura në pjesën e parë të ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës. Në pushim, Trepça ka shkuar me epërsinë prej 40:32.
Pa tifozët, Trepça vuajti në pjesën e dytë, kur Peja në një kohë e mori edhe epërsinë.
Pejanët arritën në epërsi prej gjashtë pikësh në një kohë, por që në minutat e fundit u shkri.
Skuadrat u futën në minutën e fundit në barazim prej 76:76.
Pas shumë huqjesh, Drilon Hajrizi realizoi dy pikë nga gjuajtjet e lira dhe i dha fitoren Trepçës.