Oppenheimer, filmi biografik më i suksesshëm në historinë e kinemasë botërore

by Merita

“Openheimer” ia ka dalë që të thyejë një tjetër rekord. Prodhimi i Christopher Nolan është zyrtarisht filmi biografik më i suksesshëm në historinë e kinemasë botërore.

Imazhi i Cillian Murphy si “babai i bombës atomike” është tani në krye të arkëtimeve, duke tejkaluar 912 milionë dollarë të ardhura dhe duke lënë “Bohemian Rhapsody” në vendin e dytë.

banner

Ky film është bazuar në librin e nderuar me çmimin Pulitzer, “Prometheu Amerikan: Triumfi dhe Tragjedia e J. Robert Oppenheimer”, i autorëve Kai Bird dhe Martin Šervin, i botuar në vitin 2005.

Përmes ngjarjeve të tij, si filmi ashtu edhe libri ofrojnë një panoramë të thellë dhe detajuese të jetës së shkencëtarit, si dhe ndërthurjen e tij me projektin Manhattan dhe ndikimin monumental të shpërthimit bërthamor në ngjarjet historike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy