Gigi Hadid ka nofullën më të bukur në botë, sipas shkencës

by Nexhat

Shkencëtarët belgë, Maurice Mommaerts dhe Robbert Cleymaet, nga Universiteti i Brukselit, kanë kryer kërkime për të përcaktuar se cila femër ka nofullën më të bukur.

Pjesëmarrësve të anketës iu kërkua të vlerësonin pjesë të ndryshme të nofullave të 53 femrave të famshme.

banner

Pas kësaj, ata zbuluan se modelja amerikane, Gigi Hadid, ka një nofull pothuajse të përsosur prej 141.9 gradë (nga profili), që është shumë afër këndit “perfekt” prej 142 gradësh (sipas raportit të ekspertëve).

Gigi Hadid ka kënd të nofullës prej 141.9 gradë shikuar nga përpara – afër këndit ‘perfekt’ prej 142 gradësh (Foto: DM)

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në Journal of Cranio-Maxillo-Facial Surgery, ndërsa kur fytyra e modeles iu shfaq 32 kirurgëve ekspertë të fytyrës dhe 16 njerëzve të zakonshëm, ata njëzëri ranë dakord se nofulla e saj nuk ishte as shumë e pjerrët dhe as shumë e sheshtë.

“Është e mahnitshme se ndryshimet relativisht të vogla në nofullat e femrave mund të kenë një ndikim të madh në atë që ne e shohim tërheqëse. Pandemia ka intensifikuar takimet në internet dhe njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për pamjen e fytyrës së tyre”, kanë thënë studiuesit.

Në mesin e të famshmeve që gjithashtu u renditën lartë në këtë sondazh, përfshihen Miley Cyrus, Amber Heard, Brigitte Bardot, Irina Shayk, Stella Maxwell, Jessica Stam e Kate Moss. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy