Ekspertët nga Arkeologjia Britanike, të cilët për gati një vit kanë punuar në vendin pranë Ely, Cambridgeshire, Angli, kanë zbuluar një vazo të lashtë që daton nga epoka e bronzit.
Arkeologia Alice Schute vlerësoi mjeshtërinë e artefaktit të zbuluar, duke thënë se “është një vend që vazhdon të japë zbulime të mëdha”. “E jashtëzakonshme është me të vërtetë fjala e duhur. Është diçka që nuk do ta hasësh shpesh në karrierë, për shkak të intensitetit dhe sasisë së gjetjeve”.
Artifakti është pothuajse i paprekur dhe ka një lartësi prej 35 cm dhe daton në epokën e neolitit të vonë ose të bronzit të hershëm, pra afërsisht 4000 vjet më parë. Për ekspertët, kjo është një gjetje veçanërisht e rrallë.
Menaxherja e projektit Miss Schute tha: “Normalisht ne gjejmë copa poçesh që janë pak të copëtuara dhe të thyera. Zakonisht nuk marrim një vazo të plotë që është 95% e plotë dhe ende në këmbë.”
Martin Brook, drejtor i Arkeologjisë Britannia, tha se ata prisnin që anët e vazos të shemben ndërsa e nxirrnin atë nga toka, por nuk ishte kështu. Dëshmitë e gjetura deri më tani tregojnë se vendi ka qenë i pushtuar deri në periudhën romake dhe më pas me sa duket është braktisur deri në ndërtimin e fshatit në shekullin e 4-të ose të 5-të pas Krishtit.
Zonja Schute tha: “Ajo që është e veçantë për fshatin është se ne kemi ndërtesa të fundosura, si ato të rikrijuara në West Stow në Suffolk. Artefaktet e gjetura gjatë gërmimeve përfshijnë pesha kashte, kunja kockash, krehër, vegla thurjeje, tehe thike dhe kunja.